Osmani i bën “diss” Bajramit: Ky fjalim nuk u pëlqen atyre që arsyetojnë hajnitë
Deputetja Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur deputetës së partisë së saj Hykmete Bajramit, e cila e quajti Osmanin “turiste politike” dhe “pa dinjitet”, duke iu referuar fjalimit të Osmanit sot në seancën e Kuvendit të Kosovës..
Osmani ka thënë se fjalimi i saj sot në kuvend, nuk iu ka pëlqyer atyre të cilët arsyetojnë hajnitë dhe as atyre që nuk mësojnë kurrë nga gabimet e së kaluarës.
“Qeveritë nuk duhet ta matin progresin e tyre duke u krahasuar me dështimet e njëra-tjetrës. Në vend të garës se cila ka ngecur më shumë apo cila ka vjedhur më shumë, duhet të garojnë për arritje dhe rezultate konkrete.
Fjalimi im i sotëm në Kuvend, natyrisht, që nuk u pëlqen as atyre që arsyetojnë hajnitë, as atyre që nuk mësojnë kurrë nga gabimet e së kaluarës”, ka thënë Osmani..
Të rejat Lexo më shumë
Zvicër, propozohet paga minimale prej 5 mijë frangash për punëtorët me shkollim profesional
Policia Financiare: Kallëzim penal ndaj dy personave dhe një kompanie në falimentim për fshehje tatimore prej 378 mijë eurosh
Gazetari më i besueshëm për Bayern Munichun e thotë hapur: Nuk ka shanse për ta transferuar yllin e PSG-së