Ornstein: Premier League ka fuqinë ta përjashtojë Manchester Cityn, por…!
Manchester City vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për çështjet jashtë fushës, por edhe për rezultatet në kampionat. Skuadra e Enzo Marescas fitoi sonte me rezultat të thellë 3:0 ndaj Liverpoolit në “Anfield”, në kuadër të javës së gjashtë të Premier League.
Megjithatë, vëmendjen e ka tërhequr edhe deklarata e gazetarit të njohur David Ornstein, i cili ka theksuar se Premier League ka autoritetin për ta përjashtuar Manchester Cityn nga gara, por një vendim i tillë nuk mund të merret pa mbështetjen e klubeve të tjera, shkruan
“Premier League ka fuqinë ta përjashtojë Manchester Cityn nga kampionati, por do t’i nevojiten votat e klubeve të tjera të Premier League”, ka deklaruar Ornstein.
Kujtojmë që Manchester City është shpallur i fajshëm në shumë pika të rregullit financiar, por ende s’ka marrë ndonjë dënim.
Të rejat Lexo më shumë
Tromboza dhe embolia pulmonare – rreziku që fillon në këmbë dhe mund të përfundojë në mushkëri
Bashkimi Evropian për Planin e Rritjes: Afati i ardhshëm për raportim janari i 2027-ës
Aro Muric më i vlerësuari në ndeshjen kundër Milanit, i nxori një pikë Sassuolos