Orari i xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Prishtinë
Pesë ndeshje në program dhe vëmendja e përqendruar te përballja mes Prishtinës dhe Dritës. Xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës sjell sfida të rëndësishme në garën për pikë, me derbin e së dielës që pritet të jetë në qendër të vëmendjes.
Java e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës zhvillohet nga e premtja deri të dielën, me pesë përballje në program.
Ndeshja që spikat mbi të tjerat është ajo mes Prishtinës dhe Dritës, dy skuadrave me ambicie të mëdha në futbollin kosovar. Përballja zhvillohet të dielën, nga ora 13:00, në fushën natyrale të kampit të FFK-së në Hajvali, ku të dyja ekipet do të kërkojnë pikë të rëndësishme për vazhdimin e kampionatit.
Të premten, Gjilani e hap xhiron përballë Llapit, në një ndeshje që zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin me bar artificial në Gjilan.
Tri përballje të tjera janë në program të shtunën dhe të dielën. Vushtrria pret Ballkanin të shtunën nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ndërsa Drenica dhe Malisheva takohen po atë ditë, nga ora 18:00, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Të dielën, para derbit Prishtina-Drita, Feronikeli ’74 përballet me Dukagjinin nga ora 13:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Të rejat Lexo më shumë
Rasti i pengimit të drejtësisë ndaj Thaçit e të tjerëve, Specialja merr vendim për dëshminë e një dëshmitari
Ukraina rikthen 252 trupa, të cilat Rusia pretendon se janë ushtarë ukrainas të vrarë në fushëbetejë
Përfundojnë punimet në infrastrukturën nëntokësore në 600 metra të rrugës “Ekrem Rexha – Drini” në Prizren