Lajme
23/10/2026 14:01
Operacion kërkim-shpëtimi për gjetjen e një shtetasi të huaj të humbur në Himarë
Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në zonën e Iljazit, në Himarë, për gjetjen e një shtetasi të huaj, i cili raportohet i humbur.
Në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, në bashkëpunim me Policinë, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe gjetjen e personit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj raportohet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni vijon, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për të bërë të mundur gjetjen e tij. /Euronews.al/
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Tërmet me magnitudë 5.6 ballë në Itali - njerëzit të frikësuar dalin në rrugë
Lajme
A ndikon veshja e të brendshmeve të ngushta në shëndetin intim? Ja çfarë duhet të dinë gratë
Lajme
Dhimbje koke dhe veshi pas vendosjes së dhëmbëve? Rajmonda Halili shpjegon shkakun e mundshëm
Politikë