“Objektivi ynë është Euro 2028”, Ujkani flet për misionin e Kosovës
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është ish-kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, tashmë zëvendësdrejtor i ekipit kombëtar. Ai flet për zhvillimet e fundit te “Dardanët” siç janë tri prurjet e reja, punën e Franco Fodës dhe objektivin madhor të Kombëtares. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtarë Exfis.
Ujkani ka folur edhe për objektivat e Kosovës, ku siç ka thënë ai qëllimi kryesor i ‘Dardanëve’ është ta sigurojnë kualifikimin në Euro 2028.
“Ditën e parë kur jena e njoftu, jena taku me Fodën ku i kena tregu qëllimet, planin e krejtë që dojna na dhe që besojna na si Federatë që mundemi me arritë edhe për atë arsye e kena marrë ata se besojnë na, ka qenë 2028 me qenë në Evropian”.
“Është normalisht si po thoni për 2028-tën ka qenë gjithmonë plani për me mujtë me arrit kualifikimin evropian”.
“E dini që do të jetë shumë vështirë, sepse futbolli s'ka garanci asgjë, po qysh e kemi pa na dhe është duke e treguar realiteti, kemi thanë që i kemi lojtarët, e kemi organizimin, na duhet vetëm stafi”, ka thënë Ujkani mes tjerash.
Episodin e plotë me Samir Ujkanin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Të rejat Lexo më shumë
Drenica dhe Drita synojnë këndelljen, formacionet zyrtare
Nga spektakli në Cyrih te patericat në Torino, Del Piero pëson lëndim të rëndë me veteranët e Juventusit
Haradinaj përkujton ushtarët britanikë të rënë: Sakrifica e tyre për paqen dhe lirinë nuk harrohet