Obiliq paralajmëron masa ndëshkuese për operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin
Komuna e Obiliqit ka njoftuar se operatorët e transportit publik që nuk respektojnë orarin dhe rendin e udhëtimit do të përballen me masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në një njoftim, Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Obiliqit ka bërë të ditur se respektimi i orarit të udhëtimit është obligim për të gjithë operatorët transportues.
"Çdo shkelje do të trajtohet nga Drejtoria e Inspeksionit, përmes masave përkatëse të parapara me dispozitat ligjore", thuhet në njoftimin e komunës.
Po ashtu, operatorëve të transportit publik u është bërë thirrje që të zbatojnë me përpikëri orarin e përcaktuar dhe të respektojnë detyrimet e tyre ndaj qytetarëve.
Komuna ka ftuar edhe qytetarët që të raportojnë çdo parregullsi të evidentuar në transportin publik, veçanërisht rastet e mosrespektimit të orarit dhe rendit të udhëtimit.
"Raportimi i qytetarëve është i rëndësishëm për identifikimin e shkeljeve dhe ndërmarrjen e masave përkatëse nga Drejtoria e Inspeksionit", thuhet tutje në njoftim.
Komuna e Obiliqit thekson se bashkëpunimi me qytetarët është i rëndësishëm për një transport publik më të rregullt dhe më të përgjegjshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Chevrolet C8 Corvette me ndërrues manual bëhet realitet, por kushton shumë shtrenjtë
Besnik Tahiri kërkon hapa konkretë për integrimin evropian: Rrezikohen 131 milionë euro
Adobe prezanton agjentët e inteligjencës artificiale që punojnë në prapavijë, me ndihmën e Google