Nxënësit e shkollës “Niko Nestor” nga Struga vizitojnë Prekazin dhe Poklekun e Vjetër, dy vendet ku Serbia kreu krime makabre
Nxënësit e vitit të tretë dhe të katërt të drejtimit të mjekësisë në shkollën “Niko Nestor” në Strugë kanë vizituar të shtunën, më 17 tetor, Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe Shtëpinë Muze në Poklek të Vjetër.
Nxënësit nga Maqedonia e Veriut u shoqëruan nga pedagogu Shpat Hani, ndërsa vizita kishte për qëllim njohjen me historinë e luftës së fundit në Kosovë dhe ruajtjen e kujtesës për viktimat e krimeve të kryera ndaj shqiptarëve.
Në Prekaz, nxënësit vizituan kompleksin ku, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, përfshirë 12 fëmijë dhe 18 gra, sipas të dhënave të paraqitura në njoftimin për vizitën.
Ndërsa në Poklek të Vjetër, ata vizituan Shtëpinë Muze, ku më 17 prill 1999 u vranë 53 civilë shqiptarë, mes tyre fëmijë dhe gra.
Në Shtëpinë Muze në Poklek të Vjetër, nxënësit u pritën nga Fadil Muqolli, i cili gjatë këtij krimi humbi të dy prindërit, katër motrat, bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, si dhe bashkëshorten e vëllait dhe dy fëmijët e saj.
Të rejat Lexo më shumë
Bordi Drejtues i SHSKUK-së kërkon masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe forcimin e llogaridhënies institucionale
Amerikani i dyshuar për mashtrim me kriptovaluta prej një miliard dollarësh arrestohet në Stamboll
Shemsi Prençi kritikon sjelljen e efektivëve të Policisë: Përgjegjësinë e lidh edhe me Edi Ramën!