← Kthehu te Ballina
Lajme 29/10/2026 12:46

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 69

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë rritet në 69

Numri i personave që humbën jetën në aksidentin hekurudhor të ndodhur të mërkurën në Spanjë është rritur në 69, sipas presidentit të rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page Sánchez.

Prej 110 personave që u dërguan në spitalet e këtij rajoni, 60 janë liruar nga trajtimi, ndërsa 50 të tjerë vazhdojnë të marrin kujdes mjekësor, me gjendje të ndryshme shëndetësore.

García-Page Sánchez bëri të ditur gjithashtu se gjendja e katër prej 15 pacientëve që ndodheshin në gjendje kritike është përmirësuar, transmeton

Ndërkohë, të paktën 98 persona të lënduar janë trajtuar në spitalet e Madridit dhe nuk përfshihen në këto shifra.

Në shenjë zie për viktimat e aksidentit, Ministria e Mbrojtjes e Spanjës ka urdhëruar uljen e flamujve në gjysmështizë në të gjitha qendrat dhe njësitë e saj.

Ministria ka publikuar pamje që tregojnë flamujt duke u ulur në disa prej objekteve të saj, si shenjë nderimi për personat që humbën jetën në tragjedi.

La bandera del Ministerio de Defensa ondea a media asta, como en todos los centros y unidades, en señal de duelo por las víctimas del accidente ferroviario en Urda. https://t.co/i7mwHn8yEK

— Ministerio Defensa (@Defensagob) October 29, 2026

Reklamë