Lajme
01/11/2026 10:31
Nuk pagoi alimentacionin për fëmijët, ish-bashkëshorti shoqërohet në polici në Prishtinë
Një person është shoqëruar në polici në Prishtinë, nën dyshimin se nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës për pagesën e alimentacionit për fëmijët e tij.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 30 prill 2026, nga ish-bashkëshortja e të dyshuarit.
I dyshuari, i cili është ish-bashkëshorti i ankueses, dyshohet se nuk ka përmbushur obligimin për të paguar alimentacionin, ashtu siç ishte përcaktuar me vendim gjyqësor.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
FBI-ja fajëson Korenë e Veriut për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve nga Binance
Lajme
Forcat ukrainase me dronë shënojnë rekord në tetor, godasin një objektiv rus çdo 41 sekonda
Sport
“Niveli i tij është fantastik" - Flick e lavdëron Yamalin, por edhe i tregon ku duhet të përmirësohet
Politikë