← Kthehu te Ballina
Sport 08/10/2026 13:31

“Nuk ndërhyj në situata të tilla”, Kompany për kontratën e re të Harry Kane-t!?

“Nuk ndërhyj në situata të tilla”, Kompany për kontratën e re të Harry Kane-t!?

Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, ka komentuar situatën rreth të ardhmes së Harry Kane-it, teksa sulmuesi anglez vazhdon të jetë i lidhur me një kontratë të re me klubin bavarez.

Kompany theksoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në negociatat mes Kane, agjentit të tij dhe drejtuesve të klubit, shkruan

“Gjithmonë e respektoj situatën mes lojtarit, agjentit dhe klubit. Përgjegjësia ime në gjithë këtë është thjesht të sigurohem që Harry të ndihet mirë këtu”, deklaroi Kompany për Sky Sport DE.

“Dua të sigurohem që ai të mund të performojë në nivelin më të lartë”, shtoi trajneri belg.

Kane ka kontratë me Bayern Munich-un deri në vitin 2027, ndërsa klubi gjerman dëshiron ta mbajë sulmuesin anglez edhe përtej kësaj date.

Reklamë