Nuk mjafton goli i Fisnik Asllanit, Besiktas triumfon ndaj Hoffenheimit
Besiktas ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Hoffenheim, në kuadër të xhiros së dytë për fazën e Ligës të Ligës së Evropës.
Skuadra turke fitoi me rezultat 2-3, sfidë që rezultoi të jetë shumë e baraspeshuar.
Pjesa e parë ishte shumë e barabartë me raste të shumta nga dy skuadrat por që assesi nuk ia dolën t’i finalizojnë.
Michael Murillo u gjend në vendin e duhur për të shënuar nga afërsia duke kaluar Besiktasin në epërsi (60’).
Sidoqoftë, tetë minuta më vonë ylli i Kosovës Fisnik Asllani me një gol të bukur e la Nubel të shtangur për të barazuar rezultatin (68’).
Besiktasi megjithatë e mori plotësisht lojën në dorë për të shënuar dy gola të shpejtë përmes Hyen-Gyu Oh (72’, 79’) dhe e vulosi fitoren.
E tëra që bëri Hoffenheim ishte goli i dytë dhe i fundit në ndeshje përmes Koki Machida pas asistimit të Coufal (88’).
Besiktas kësisoj shkon në kuotën e gjashtë pikëve ndërsa Hoffenheim mbetet pa pikë.
Të rejat Lexo më shumë
Pamje dramatike të sulmeve të huthëve ndaj aeroporteve në Arabinë Saudite
Juventusi përmbys Celtan në fund dhe merr kreun në Ligën e Evropës
Saranda Imeri: Provimi i Jurisprudencës do të jetë në shqip pjesa teorike dhe praktike në tërësi