← Kthehu te Ballina
Sport 16/10/2026 12:01

Nuk luajti as 10 minuta, por Albion Rrahmani vodhi gjithë vëmendjen me driblimet ndaj Atalantas

Nuk luajti as 10 minuta, por Albion Rrahmani vodhi gjithë vëmendjen me driblimet ndaj Atalantas

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka vjedhur vëmendjen e mediave pas paraqitjes së fundit në Serie A me ekipin e tij Venezia.

Venezia u mposht me rezultat 3-1 në udhëtim te Atalanta, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A.

Edhe në këtë ndeshje dyshja e sulmit të Venezias përbëhej nga Akor Adams dhe John Yeboah, të cilët kanë qenë gjithmonë zgjedhje të para të trajnerit Giovanni Stroppa.

Megjithatë, në minutat e fundit apo më saktë në minutën e 87-të, Stroppa vendosi ta aktivizojë Rrahmanin, i cili për pak minuta bëri më shumë se dy sulmuesit tjerë së bashku.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës ishte shumë kërkues dhe lëvizjet e tij tashmë kanë vjedhur vëmendjen e mediave italiane.

Rrahmani u pa në dy raste duke dribluar me top në mes të kembeve lojtarët e Atalantas, ku ‘viktima’ e parë ishte serbi Lazar Samardzic, ndërsa i dyti boshnjaku Sead Kolasinac.

Pas kësaj ndeshje, Venezia ka ndryshuar trajner duke emëruar Davide Nicolan dhe me ardhjen e tij, mediat italiane shkruajnë se Rrahmani mund të marrë më shumë minuta.

Reklamë