← Kthehu te Ballina
Politikë 07/11/2026 13:33

Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt

Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale në këmbën e thyer për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj.

Mësohet se pas një ekzaminimi të kryer sot në spitalin memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e operacionit, shkruan topchannel.

Dyshimet serioze për përkeqësimin e gjendjes së këmbës së tij bien mbi vonesat e pajustifikuara dhe moslejimin e Veliajt për t’u ekzaminuar në kohën e duhur dhe në spitalin e kërkuar prej tij.

Reklamë