Lajme
31/10/2026 14:01
NPL “Kastrioti” nis pastrimin e pusetave dhe kanaleve në Obiliq pas reshjeve të shiut
Pas fillimit të reshjeve të shiut, ekipet e NPL “Kastrioti” kanë nisur pastrimin e pusetave dhe kanaleve të shkarkimit të ujërave atmosferike në rrugët e qytetit të Obiliqit.
Përmes një njoftimi, kjo ndërmarrje ka bërë të ditur se aksioni ka për qëllim sigurimin e rrjedhës së lirë të ujërave dhe parandalimin e grumbullimit të tyre në rrugë gjatë reshjeve.
NPL “Kastrioti” ka theksuar se ekipet e saj do të vazhdojnë angazhimin në terren për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan drejt përfundimit, investim prej 2.36 milionë eurosh
Politikë
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LVV-së, deklarohet Albulena Haxhiu
Sport
Bayerni ma Kompany dhe Neuerin kundër Dortmundit, kthehet Kimich
Sport