← Kthehu te Ballina
Lajme 19/10/2026 20:31

NPL “Fushë Kosova” largon 34 kamionë me mbeturina drejt deponisë në Mirash gjatë shtatorit

NPL “Fushë Kosova” largon 34 kamionë me mbeturina drejt deponisë në Mirash gjatë shtatorit

NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se gjatë muajit shtator ka realizuar pastrimin dhe bartjen e 34 kamionëve me mbeturina drejt deponisë në Mirash.

Sipas njoftimit të kompanisë, këto aktivitete kanë pasur për qëllim mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe përmirësimin e ambientit në Komunën e Fushë Kosovës.

Me këtë rast, NPL “Fushë Kosova” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë, duke shmangur hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme.

Kompania ka theksuar se kujdesi për një ambient të pastër kërkon bashkëpunimin dhe përgjegjësinë e të gjithë qytetarëve.

Reklamë