Teknologji
02/11/2026 23:32
NPL “Eko-Theranda” pranon donacion një robot modern për pastrimin e hapësirave publike
NPL “Eko-Theranda” në Suharekë ka pranuar një robot modern për pastrimin e terreneve të ndryshme, si donacion nga kompania “Gani Transport”.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, pajisja është dorëzuar nga Sami Berisha, në emër të kompanisë donatore.
NPL “Eko-Theranda” ka bërë të ditur se ky donacion do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve për mirëmbajtjen e hapësirave publike në komunën e Suharekës.
Ndërmarrja ka falënderuar kompaninë “Gani Transport” për mbështetjen, duke theksuar se përkrahja e bizneseve dhe qytetarëve është e rëndësishme për realizimin e synimit për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Ahmeti për rritjen e shtesave: Kryeministër, kushdo që po të këshillon për ekonomi, po ta bën gropën
Lajme
Fshihen, mjaullinë çuditshëm dhe bëhen agresive - çfarë i shkakton ndryshimet në sjelljen e maceve?
Sport
“Më bëj baba të të ngjajë”, babai i Bellingham-it shënon 7 gola për veteranët e Anglisë!
Politikë