Noni Madueke bën heroin, Arsenali me mund fiton ndaj Nottingham Forestit
Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Premier.
Edhe pse dukshëm më të mirë në posedim, “Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0-1.
Arsenali që nga fillimi e mbajti për mrekulli posedimin por që dështoi të krijonte ndonjë rast të rrezikshëm.
Statistika më së miri e dëshmon këtë sepse deri në minutën e 80-të, nuk kishin asnjë goditje në portë.
Heroi i skuadrës së Mikel Artetas rezultoi të jetë i kritikuari Noni Madueke që shënoi një supergol, i cili ia siguroi pikët e plota (80’).
DEADLOCK: BROKEN 🔐Beautiful footwork and a fine finish from Madueke fires us in front! 🤩🔴 0-1 🟡 (80) https://t.co/PoKZWXrhPW
— Arsenal (@Arsenal) October 18, 2026
Me këtë fitore, Arsenali ngjitët në pozitën e dytë në Ligën Premier me 18 pikë, ndërsa Nottingham zë vendin e 18-të me vetëm pesë sosh.
Të rejat Lexo më shumë
Cigaret do bëhen edhe më të shtrenjta në Gjermani - ja sa pritet të kushtojë një pako
Merr flakë Ministria e Infrastrukturës pas tensioneve në Tiranë
Sa herë mund të ngriheni nga karrigia për 30 sekonda? Testi i thjeshtë që tregon shumë për shëndetin tuaj