Një person plagoset me armë zjarri në Rahovec
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Shabandulla” në Rahovec, në orët e para të së enjtes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 29 tetor, rreth orës 00:35, kur viktima, një mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se ishte plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur.
Viktima kishte marrë një plagë në kraharorin e djathtë dhe fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.
Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur dëshmi. Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Të rejat Lexo më shumë
Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra
Aeroplani solar zviceran vendos rekord botëror, arrin lartësinë prej 9.640 metrash
Biografia e Enver Hoxhës e vitit 1969: Takimi me Ali Kelmendin në Gjirokastër!