Një person plagoset aksidentalisht me pistoletë në Caparc të Prizrenit
Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur aksidentalisht me pistoletë në fshatin Caparc të Prizrenit.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se është plagosur aksidentalisht me pistoletën e një personi tjetër, po ashtu mashkull kosovar. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
Gjatë rastit janë sekuestruar dy pistoleta të tipit Sig Sauer, dy karikatorë, 27 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë fisheku.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Caparc, Prizren 10.10.2026-15:10. Raportohet se i dyshuari m/k ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që, aksidentalisht ka plagosur vetën me pistoletën e të dyshuarit tjetër m/k. I dyshuari është jashtë rrezikut për jetë. Dy pistoleta Sig Sauer, dy karikator, 27 fishek, një gëzhojë dhe një predhë e fishekut janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të rejat Lexo më shumë
Abbas shtyn zgjedhjet parlamentare palestineze deri në shtator të vitit 2027
SHBA-ja godet një anije tregtare në Gjirin e Omanit, mes tensioneve për bllokadën detare ndaj Iranit
Papa Leo kundërshton dënimin me vdekje, ndërsa Vance thotë se nuk do ta shikojë ekzekutimin e Hasanit