Lajme
06/11/2026 23:31
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë të ditur se informatën për rastin e kanë pranuar rreth orës 20:00.
Sipas tij, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen, si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe ekzaminuese që do të ndihmonin në hetimin e ngjarjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Pllana.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e viktimës apo rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Mourinho ndërhyn personalisht, Real Madridi shumë afër ta transferojë sensacionin e Man Utd
Lajme
Njerëzit që kanë tension të lartë të gjakut, kolesterol të lartë ose probleme me zemrën kanë më pak gjasa të hanë fruta të plota
Lajme
Këmbët ju rrinë të ftohta edhe në dhomë të ngrohtë? Ja çfarë mund të tregojë kjo për shëndetin tuaj
Sport