Lajme
01/11/2026 15:32
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë, policia jep detaje
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot në vendbanimin e tij, në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.
Rasti për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhësni i policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Sipas tij, rasti është raportuar rreth orës 11:20, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga personeli mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka dalur në vendin e ngjarjes. Në konsultim me të, është iniciuar rast “hetimi i vdekjes” , ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Rugova.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe se hetimet janë në vazhdim.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Letra tjetër tronditëse e Arlindës, Osmani drejton kritika ndaj sistemit gjyqësor
Politikë
Tensione dhe protesta në Poloni, kryeministri "nuk lëshon pe": Reforma do të shkojë deri në fund
Politikë
Gërvalla: Prokuroria ishte e informuar për dhunën dhe kërcënimet ndaj Arlinda Zekajt që nga 10 korriku
Sport