Një muaj paraburgim për Albert Sylën
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Sipas njoftimit të gjykatës, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Alebert Syla, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja e rëndë”.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharrahaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).
Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në ora 23:40, deri me 27.11.2026.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë.
Të rejat Lexo më shumë
Grida Duma paralajmëron masterklasën në Cyrih, dy ditë trajnimi për lidershipin dhe zhvillimin profesional
Juventusi publikon listën për Genoan - përpos Edon Zhegrovës, ftohet edhe talenti i madh shqiptar
Kurti takohet me ministrin malazez, në fokus reforma e administratës publike dhe digjitalizimi