← Kthehu te Ballina
Politikë 15/10/2026 08:16

Një Komision parlamentar sot shqyrton projektligjet për pastrimin e parave dhe buxhetin e këtij viti

Një Komision parlamentar sot shqyrton projektligjet për pastrimin e parave dhe buxhetin e këtij viti

Në ambientet e Kuvendit, me fillim nga ora 09:30, do të mblidhet Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim.

Në rend të ditës janë 7 pika, teksa vëmendje merr shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e pastrimit të parave, si dhe i atij mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e këtij viti.

Ky është rendi i plotë i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 06.10.2026;

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve;

4. Shqyrtimi i fushëveprimit të Komisionit;

5. Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2026;

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026;

7. Të ndryshme.

Reklamë