Lajme
25/10/2026 13:16
Një grua rrëzohet në rrugë në Gjilan, vdes në spital
Një grua ka vdekur në spitalin rajonal të Gjilanit, pasi ishte rrëzuar në rrugë.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 24 tetor 2026, rreth orës 18:36. Viktima, pasi ishte rrëzuar në rrugë, është dërguar me shenja jete nga ekipi i emergjencës në spitalin rajonal të Gjilanit.
Megjithatë, pas një kohe, ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Aksident fatal në Llapnasellë, vdes motoçiklisti rreth 30-vjeçar
Lajme
Manikyri francez nuk ka më majë të rrumbullakosur: Vija e drejtë që po bëhet trendi i ri
Lajme
Vdes një person në QKUK, nuk u mbijetoi plagëve të aksidentit në Fushë Kosovë
Lajme