Sport
22/10/2026 16:31
Një futbollist i madh do të bëhet bashkëlojtar i Hoxhës dhe Gripshit te Rubin Kazani
Mesfushori francez Tanguy Ndombele mund të vazhdojë karrierën në Rusi, pasi raportohet se ka nisur një periudhë prove te skuadra e Rubin Kazan.
Ndombele, 29 vjeç, ka një karrierë me përvoja në disa prej klubeve të njohura evropiane, përfshirë Tottenham Hotspur, Lyon dhe Napoli. Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e paqartë, ndërsa mundësia e transferimit te klubi rus do të përbënte një kthesë të papritur në karrierën e tij.
Nëse marrëveshja konkretizohet, Ndombele mund të bëhet futbollisti i parë francez që ka përfaqësuar kombëtaren e Francës dhe që transferohet në futbollin rus që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Sa ka përfituar Shqipëria? 13 vite Proces Berlini, miliarda euro dhe dhjetëra marrëveshje
Lajme
Truku i bukurisë që funksionon ndërsa flini, pse të gjithë papritmas duan këtë mbulesë jastëku
Ekonomi
Furnizimi me pajisje kundër trazirave në burgje/S’ka marrëveshje oferta e vetme tejkaloi buxhetin
Politikë