Politikë
16/10/2026 17:01
Nisin tensionet te kryeministria- Protestuesit sulmojnë me gurë policët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë
Protesta është spostuar prej thuajse një ore te Kryeministria dhe ka nisur tensioni me policinë.
Protestuesit kanë shkulur pllakat e trotuarit dhe godasin me gurë drejt policisë.
Efektivët nga ana tjetër përgjigjen me lëndë plasëse dhe gaz lotsjellës.
Herë pas here policia tenton të shtyjë përpara për t’i spostuar më tej protestuesit, që tërhiqen për disa momente prej gazit dhe më pas kthehen sërish në sulm.
Një pjesë e policëve shihen të fshehur pas makinave ujëhedhëse. Teksa civilët qëndrojnë gjithnjë gati për të përfituar dhe për të bërë arrestime.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Katër ditë protesta dhe përplasje, BBC i kushton vëmendje situatës në Tiranë
Politikë
Ambasadorja Elvana Shala takohet me Princeshën e Jordanisë, diskutojnë bashkëpunimin me Kosovën
Sport
Barcelona dhe Man Utd po përgatiten për një marrëveshje të madhe – synohet shkëmbimi i yjeve
Lajme