Ekonomi
15/10/2026 08:46
Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës “Tirana” në Prizren
Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë nisur punimet për rehabilitimin e rrugës “Tirana”, në lagjen “Jeta e Re”, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës publike.
Projekti, i cili përfshin një segment rrugor me gjatësi prej 750 metrash, parasheh ndërhyrje të plota infrastrukturore, me qëllim të përmirësimit të kushteve për banorët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Sipas njoftimit të Komunës, punimet përfshijnë rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në bashkëpunim me KRU “Hidroregjioni Jugor”, rregullimin e infrastrukturës energjetike dhe asfaltimin e rrugës me dy shtresa.
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se investimet në infrastrukturën publike synojnë krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Protestat në Shqipëri në fokusin e mediave zvicerane: A mund të bashkohen protestat studentore me Revolucionin e Flamingove?
Sport
FIFA ndryshon rregullat pas skandalit që përfshiu Trumpin
Lajme
Një anëtare e familjes mbretërore të Abu Dhabit u gjet e droguar në një rrugë të Londrës
Politikë