← Kthehu te Ballina
Lajme 13/10/2026 15:31

Nisin punimet për parandalimin e përmbytjeve në Romajë të Prizrenit

Nisin punimet për parandalimin e përmbytjeve në Romajë të Prizrenit

Në fshatin Romajë të Prizrenit kanë nisur punimet për vendosjen e gypave, me qëllim të funksionalizimit të rrjedhës së ujit dhe parandalimit të përmbytjeve të tokave bujqësore dhe shtëpive përreth.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, punimet po përcillen nga afër nga drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, për të siguruar mbarëvajtjen e tyre dhe adresimin e nevojave të banorëve.

Totaj ka theksuar se këto ndërhyrje kanë rëndësi për mbrojtjen e pronave të qytetarëve dhe tokave bujqësore, veçanërisht në rast të reshjeve të mëdha.

Reklamë