Lajme
29/10/2026 10:46
Nisin hetimet për alarmin e rremë për bombë në një shkollë në Leshak
Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për bombë në një shkollë në Leshak të Leposaviqit ka rezultuar i rremë, pasi gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Leshak, Leposaviq 28.10.2026 – 07:17. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se në email-in e shkollës ku punon si mësimdhënës, ka pranuar një mesazh ku thuhet se brenda objektit të shkollës ishte vendosur një bombë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku i kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme duke evakuuar personelin dhe nxënësit. Shkolla është kontrolluar nga njësitë për deminim të policisë dhe Njësia K9 dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon të hetohet”, thuhet ne në njoftimine policisë.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor
Ekonomi
KRU “Prishtina” paralajmëron konsumatorët: Pas 1 nëntorit, borxhlinjtë rrezikojnë shkyçjen nga uji dhe përmbarimin
Sport
Guler bëhet i paprekshëm te Real Madridi, Mourinho nuk heq dorë nga turku
Politikë