Politikë
20/10/2026 18:46
Nisin bisedimet ushtarake dhe teknike mes Libanit dhe Izraelit
Bisedimet ushtarake dhe teknike mes Libanit dhe Izraelit kanë filluar të martën në selinë e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) në Tampa të Floridës, nën ndërmjetësimin amerikan, sipas burimeve diplomatike në Bejrut.
Takimet synojnë shqyrtimin e zbatimit të “marrëveshjes kornizë” të nënshkruar në qershor të këtij viti dhe diskutimin e “zonave pilot” në jug të Libanit, nga të cilat ushtria izraelite pritet të tërhiqet.
Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes, në një kohë kur Izraeli vazhdon sulmet ndaj zonave në jug të Libanit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin shqiptar të Mbrojtjes
Sport
Arsenali tenton t’ia rrëmbejë Milanit objektivin e merkatos, gati oferta për talentin që shkëlqeu kundër Interit në Champions
Lajme
Gjakova mirëpret Eli Farën më 28 nëntor: Një zë që ta qetëson shpirtin
Politikë