Lajme
07/11/2026 10:46
Nisi pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor në Vushtrri
NPL “Përparimi” në Vushtrri ka njoftuar se ka filluar pastrimi dhe dezinfektimi i parkingut nëntokësor, punë të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Përveç këtyre aktiviteteve, punëtorët e kësaj ndërmarrjeje po vazhdojnë edhe pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në qytet.
Njëkohësisht, sipas njoftimit, po vazhdon edhe sanimi i problemeve në ndriçimin publik, duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve, të cilat po trajtohen me prioritet.
Nga NPL “Përparimi” kanë bërë të ditur se mbeten të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe përmirësimin e vazhdueshëm të mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Bellingham i kërkon Florentino Perezit një nënshkrim të madh
Lajme
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Politikë
Ish-ministrja e Erdoganit rrezikon 10 vjet burg, dalin detaje të reja për skandalin prej 43 milionë dollarësh
Lajme