Ekonomi
20/10/2026 09:16
Nis sot në Komerciale shqyrtimi i padisë së Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit
Sot me fillim nga ora 10:00, në Gjykatën Komerciale do të mbahet seanca e parë përgatitore në çështjen e Komunës së Gjakovës për kompensimin e dëmit që lidhet me detyrimet e dala nga kontrata kolektive.
Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), komunave u janë marrë qindra miliona euro nga buxhetet e tyre për mbulimin e detyrimeve që burojnë nga zotimet e marra në nivel qendror.
Këto mjete, siç theksohet, duhej të përdoreshin për investime kapitale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
“AKK-ja pret shqyrtim të drejtë dhe pa zvarritje të mëtejshme. Pas më shumë se katër vitesh pritjeje, komunat meritojnë drejtësi dhe kompensim”, thuhet në njoftim.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
28 të arrestuar për protestën dalin sot para Gjykatës së Tiranës, sot shqyrtohen masat e sigurisë
Sport
Dy pozicione që Real Madridi duhet t’i përforcojë urgjentisht
Politikë
Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
Ekonomi