← Kthehu te Ballina
Lajme

Nis seanca gjyqësore ndaj Stefan Radulloviqit për rastin e Banjskës

Nis seanca gjyqësore ndaj Stefan Radulloviqit për rastin e Banjskës

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Stefan Radulloviq, i njohur edhe me pseudonimet “Telje”, “Stefi” dhe “Radule”, i cili akuzohet për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator 2023.

Radulloviq dyshohet se, së bashku me pjesëtarë të tjerë të grupit të armatosur, mori pjesë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa zyrtarë të tjerë policorë. I pandehuri ndodhet në paraburgim, masë kjo e caktuar me vendim gjykate. /Indeksonline/

Burimi: indeksonline.net

Artikull i përzgjedhur dhe përpunuar automatikisht nga Zani Digjital.

Lexo më shumë

Reklamë e sponsorizuar