← Kthehu te Ballina
Lajme 27/10/2026 11:01

Nis seanca gjyqësore ndaj Arblind Pirevës, i akuzuar për vrasjen e Agron Hajdarit

Nis seanca gjyqësore ndaj Arblind Pirevës, i akuzuar për vrasjen e Agron Hajdarit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, paraditen e së martës, ka nisur seanca gjyqësore ndaj Arblind Pirevës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të Agron Hajdarit.

Pireva ishte vetëdorëzuar te hetuesit policorë pas ngjarjes së rëndë dhe, gjatë intervistimit, kishte pranuar kryerjen e veprës penale.

Vrasja kishte ndodhur mbrëmjen e 27 majit, rreth orës 20:35, në rrugën “Rifat Berisha” në Prishtinë. Policia kishte pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri dhe një person të plagosur.

Njësitë policore dhe ekipi emergjent kishin dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ishte konstatuar vdekja e Agron Hajdarit, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat. Sipas të dhënave të hetimit, viktima ishte qëlluar në kokë, gjoks dhe shpinë.

Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i krimit dhe kishte qenë në arrati për disa orë, ndërsa Policia kishte ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Reklamë