Nis rregullimi i udhëkryqit “Nëna Terezë” në Mitrovicë, parashihen semaforë të rinj
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka njoftuar se kanë nisur punimet për rikonstruktimin e udhëkryqit te rruga “Nëna Terezë”, ku sipas tij, ndër vite kanë ndodhur aksidente të rënda dhe janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e trafikut.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka bërë të ditur se projekti përfshin rikonstruktimin e tërësishëm të udhëkryqit, vendosjen e semaforëve dhe sinjalistikës përcjellëse rrugore.
Sipas tij, ndërhyrjet synojnë të lehtësojnë qarkullimin dhe të rrisin sigurinë për pjesëmarrësit në trafik.
“Me rregullimin e tij do të ketë qasje më të lehtë, siguri e lëvizje më të lirë”, ka shkruar Peci.
Ai ka theksuar se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është pjesë e angazhimit të komunës për funksionalizimin e qytetit.
Të rejat Lexo më shumë
Musk shpenzoi 276 milionë dollarë për të mbështetur republikanët në zgjedhjet e mesit të mandatit
Katër fshatra në Prizren pa ujë deri më 16 tetor, defekti në gypin kryesor kërkon ndërhyrje të vështirë
AGK-ja e dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt dhe shpreh solidaritet të plotë me të