Ekonomi
11/11/2026 18:31
Nis ndërtimi i rrugës 4.68 kilometra në fshatin Kollovërd të Mitrovicës
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se kanë filluar punimet për ndërtimin e një rruge në fshatin Kollovërd, në kuadër të investimeve në infrastrukturën rrugore në zonat rurale.
Sipas njoftimit të komunës, projekti po realizohet nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë dhe përfshin ndërtimin e rrugës në gjatësi prej 4.68 kilometrash.
Drejtori i kësaj drejtorie, Naser Muja, ka theksuar se realizimi i projektit do të lehtësojë qasjen e banorëve në pronat e tyre dhe do të krijojë mundësi për shfrytëzimin e tokave bujqësore që kanë mbetur të papunuara për shkak të mungesës së infrastrukturës rrugore.
Sipas tij, ndërtimi i kësaj rruge pritet të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe shfrytëzimin e dhjetëra hektarëve tokë në këtë fshat.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Nis ndërtimi i rrethrrotullimit në Nashec, lehtësohet qarkullimi për banorët e zonës
Sport
Ish-trajneri i Real Madridit këshillon Endrickun të transferohet te Roma
Politikë
Qeveria e RMV-së planifikon hapjen e një vendkalimi të ri kufitar me Kosovën
Lajme