← Kthehu te Ballina
Politikë 18/10/2026 12:16

Nis mobilizimi i policisë në Tiranë, policia pozicionohet tek Ministria e Arsimit

Nis mobilizimi i policisë në Tiranë, policia pozicionohet tek Ministria e Arsimit

Ka hyrë në ditën e pestë protesta e studentëve në Shqipëri, ndërsa sot në Tiranë është paralajmëruar një protestë e madhe, e cila pritet të nisë në orën 12:00.

Në prag të protestës, organet e sigurisë kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e saj.

IndeksOnline sjell pamje nga mobilizimi i Policisë në kryeqytetin shqiptar, ku forcat policore janë pozicionuar pranë Ministrisë së Arsimit.

Pritet që protesta e sotme të mbledhë një numër të madh pjesëmarrësish.

Reklamë