Lajme
12/10/2026 14:01
Nis faza e dytë e rrënimit të objektit të QKMF-së në Istog
Ka nisur faza e dytë e rrënimit të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog, në kuadër të projektit për krijimin e kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se ky proces synon hapjen e rrugës për krijimin e një infrastrukture më moderne dhe funksionale, në shërbim të qytetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë.
Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim për vështirësitë e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë realizimit të punimeve.
Njoftimi nuk përmban detaje për afatin e përfundimit të projektit apo vlerën e investimit.
Të rejat Lexo më shumë
Politikë
Arabia Saudite paralajmëron përgjigje të ashpër ndaj sulmeve të Houthive në aeroporte dhe objekte energjetike
Lajme
Influenceri viziton restorantin e shqiptarit në Teksas, videoja bëhet virale dhe lokali mbushet plot me klientë
Lajme
Mbahet më 29 tetor mbahet seanca e Apelit ndaj Naim urselit dhe të tjerëve
Politikë