Nis asfaltimi i rrugëve në Kutllovc, projekti përfshin edhe katër fshatra të Shalës së Bajgorës
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës, Naser Muja, ka njoftuar se kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Kutllovc të Shalës së Bajgorës.
Sipas njoftimit të tij, në kuadër të fazës së parë të projektit do të asfaltohen gjithsej 3.6 kilometra rrugë.
Muja ka bërë të ditur se projekti do të përfshijë edhe fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë dhe Vllahi, ndërsa asfaltimi i rrugëve të tjera në këtë zonë do të vazhdojë në vitet në vijim.
“Angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Muja.
Ai ka theksuar se Komuna do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve përmes projekteve konkrete dhe investimeve në infrastrukturë.
Të rejat Lexo më shumë
Përmes inteligjencës artificiale vodhën 129 milionë dollarë në New York - mashtruan biznese, avokatë e drejtorë kompanish
Talenti kosovar në top formë në Kroaci, katër ndeshje – katër fitore
Nora Lika, arkitektja nga Kosova që u përzgjodh mes 57 punimeve për ekspozitën “Archdiploma” në Universitetin Teknik të Vjenës