Lajme
10/11/2026 23:32
Nis asfaltimi i rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin të Obiliqit
Ka nisur asfaltimi i segmentit të parë të rrugës “Sokoli” në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.
Punimet në këtë projekt janë vizituar nga nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, drejtori i Infrastrukturës, Naim Shalaku, dhe asamblistja Mervete Shala.
Sipas njoftimit të Komunës, para fillimit të asfaltimit janë përfunduar punimet në rrjetin e kanalizimit dhe përgatitjet e nevojshme të infrastrukturës rrugore.
Komuna e Obiliqit ka bërë të ditur se përmes realizimit të projekteve të tilla synon përmirësimin e qarkullimit, lehtësimin e lëvizjes dhe krijimin e kushteve më të mira të jetesës për banorët.
Të rejat Lexo më shumë
Ekonomi
Deri në 373 mijë franga në vit: Këto janë profesionet me pagat më të larta në Zvicër në vitin 2027
Sport
Pse kroatët po e shohin këtë vit si më të dobëtin në histori të ekipit kombëtar?
Lajme
Shenja e hershme e demencës që nuk lidhet me harresën: Neurologia e Mayo Clinic tregon çfarë duhet të vëzhgoni
Ekonomi