Lajme
14/10/2026 20:01
Nis aplikimi për vaksinim falas kundër gripit
Qytetarët nga grupet e rrezikuara mund të aplikojnë për vaksinim falas kundër gripit sezonal, pasi është aktivizuar ueb-faqja vakcinacija.mk, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin online, përmes të cilit regjistrohen drejtpërdrejt në sistemin “Moj Termin”.
Më pas, me mesazh SMS do të njoftohen për datën dhe orën e vaksinimit, në pikën që kanë zgjedhur gjatë aplikimit.
Vaksinimi falas u dedikohet personave mbi 65 vjeç, të sëmurëve kronikë, punonjësve shëndetësorë, grave shtatzëna dhe fëmijëve nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Sipas Ministrisë, vaksinimi është masa më efektive për parandalimin e gripit dhe të komplikimeve të rënda që mund të rrezikojnë jetën, veçanërisht te personat më të cenueshëm.
Të rejat Lexo më shumë
Sport
Basri bën heroin, Dukagjini me mund fiton ndaj Vushtrrisë
Politikë
Kryeministri i britanik para takimit me Zelenskyn: Udhëheqësi ukrainas nuk do të largohet duarbosh nga Britania
Politikë
Egzon Azemi i përgjigjet Përparim Ramës: Bëje padinë, por mos i lër 450 punëtorë pa paga
Sport