Ngritet kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në NP "Pyjet Kombëtare" në Demir Kapi
MPB njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj katër të punësuarve në „Pyjet Kombëtare“ në Demir Kap të cilët dyshohen për punë të pandërgjegjshme në detyrë.
"NJPB Negotinë ngriti kallëzim penal kundër V.I.(64), T.K.(58) dhe L.L.(60) nga Demir Kapia dhe U.U.(55) nga një fshat në Komunën e Demir Kapisë, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „punë e pandërgjegjshme në detyrë“.
Të kallëzuarit, nga 31.07.2026 deri më 03.08.2026, si të punësuar në Ndërmarrjen Publike „Pyjet Kombëtare“, filiali Demir Kapi, në vendin e punës si roje të një trualli në Demir Kapi, nuk kanë bërë mbikëqyrjen e detyrueshme, me ç’rast kanë lejuar që kryerësit të nxjerrin dhe marrin një fletë alumini nga një automjet transportues, i cili ishte objekt i veprës penale dhe ruhej në truall, me ç’rast kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 25.000 denarësh", thonë nga MPB.
Të rejat Lexo më shumë
Ferrari Daytona SP3 po bëhet gjithnjë më e shtrenjtë, një ekzemplar pritet të shitet deri në 13 milionë dollarë
Bova kanadeze përshkon më shumë se tre mijë milje dhe përfundon në brigjet e Irlandës
170 mijë euro për rrjetin e ujësjellësit në Grizime të Kamenicës