Ngjarja e rëndë në Durrës, djali godet me sëpatë prindërit e tij
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Manëz të Durrësit, ku një djalë ka qëlluar me sëpatë prindërit e tij, duke i lënë të plagosur. Çifti është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku po merr kujdesin mjekësor.
Ndërkohë, policia ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur ndalimin e autorit të dyshuar, i cili është djali i çiftit. Burime nga policia i thanë ABC News se i riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë brenda familjes.
Ndërkohë, pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur sulmi. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Të rejat Lexo më shumë
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Policia merr 1.200 euro garanci nga një shofer nga Kosova gjatë kontrolleve në Graz të Austrisë
Milani synon përforcime në janar, në listë një emër i madh dhe dy talentë premtues