Politikë
22/10/2026 19:31
Nga sundimi i ligjit te diaspora kosovare, Shiroka Pula diskuton me kreun e Gjykatës Kushtetuese gjermane
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për rëndësinë e mbrojtjes së rendit kushtetues, garantimit të të drejtave dhe lirive themelore dhe sundimit të ligjit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të të dyja shteteve në këto fusha.
Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për diasporën e Kosovës në Gjermani, veçanërisht për edukimin dhe integrimin e saj, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që komuniteti kosovar jep në jetën ekonomike dhe shoqërore të Gjermanisë.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
34 kadetë betohen në Akademinë Ushtarake, nisin rrugëtimin drejt profesionit të oficerit
Lajme
Tërmet me magnitudë 7.0 në Kinë - publikohen pamjet e para
Lajme
Ndërrimi i orës në Zvicër, një orë më shumë gjumë, por çfarë ndodh me shëndetin?
Sport