← Kthehu te Ballina
Politikë 19/10/2026 21:32

Nga profesor mbështetës në ministër që refuzon, studentët shprehen të zhgënjyer nga Jeton Shasivari

Nga profesor mbështetës në ministër që refuzon, studentët shprehen të zhgënjyer nga Jeton Shasivari

Studentët në Maqedoni shprehen të zhgënjyer nga takimi me Ministrinë e Drejtësisë, Jeton Shasivari.

Fytyrat në këtë fotografi flasin vetë.

"Janë fytyrat e studentëve që sot u larguan të zhgënjyer nga një takim ku shpresonin të gjenin zgjidhje për një të drejtë që e kërkojnë prej kohësh: provimin e jurisprudencës, tërësisht në gjuhën shqipe.

Na vjen keq që këtë përgjigje e marrim nga një ministër shqiptar, i cili dikur, në cilësinë e profesorit, na përkrahte, ndërsa sot, në pozitën e ministrit, nuk e mbështet kërkesën tonë deri në fund.

Na ftuat në zyrë për të na dhënë një propozim që ju thamë paraprakisht se nuk e pranonim. Siç duket, do të na duhet të rikthehemi në rrugë për ta marrë atë që na takon", thuhet në reagimin e studentëve shqiptarë.

Reklamë