Nga Prishtina në Las Vegas, profesoresha e UP-së prezanton punën e saj shkencore
Nga Prishtina në Las Vegas, profesoresha e UP-së prezanton punën e saj shkencore
Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi ka bërë të ditur se do ta përfaqësojë Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në Konferencën Vjetore të WALT, e cila këtë vit mbahet në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha-Muharremi ka njoftuar se në këtë konferencë do të marrë pjesë si ligjëruese, ku do të prezantojë një temë që lidhet me përdorimin e fotobiomodulimit, përkatësisht lazerit, në trajtimin e tiroides.
Ajo e ka cilësuar pjesëmarrjen në këtë ngjarje si një mundësi për të përfaqësuar Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në një forum ku mblidhen ekspertë të fushës së lazerit mjekësor dhe fotobiomodulimit nga vende të ndryshme të botës.
Berisha-Muharremi shkruna se prezantimi i saj është pjesë e punës së saj kërkimore dhe shkencore në fushën e mjekësisë.
Konferenca e WALT 2026 do të mbahet gjatë muajit tetor në Las Vegas. /Zani Digjital/