Nga Mitrovica në Shërbimin Sekret amerikan, Besfort Ferati nderohet për shërbimin e tij në SHBA
Besfort Ferati, me origjinë nga Mitrovica e Kosovës, është vlerësuar nga Asociacioni i Zbatimit të Ligjit Shqiptaro-Amerikan (AALEA) për shërbimin e tij në Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, AALEA ka nderuar Feratin, duke vënë në pah përkushtimin, disiplinën dhe profesionalizmin e tij në shërbim të institucioneve amerikane.
Në mesazhin e publikuar, organizata ka vlerësuar edhe kontributin e burrave dhe grave shqiptaro-amerikane që shërbejnë në institucionet federale të zbatimit të ligjit, duke theksuar se arritjet e tyre përfaqësojnë me krenari trashëgiminë shqiptare dhe forcojnë komunitetet ku ata shërbejnë
“Dy flamuj. Një zemër. Një mision”, thuhet në mesazhin e AALEA-s, e cila thekson krenarinë për rrënjët shqiptare dhe shërbimin në mbrojtje të Shteteve të Bashkuara.
Fluturime nga Baseli për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...
www.gazetaexpress.com · telegrafi.com
Raportimet për të njëjtën ngjarje janë grupuar. Teksti i artikullit mbetet nga burimi fillestar.
