Nga Kosova në Gjermani me “Shpejtimin”: Çka shihni rrugës dhe çka nuk lejohet të merrni me vete?
Të pasionuarit ndaj udhëtimeve, shpesh zgjedhin rrugët tokësore deri në destinacion, thjesht, për të parë më shumë dhe për të përjetuar eksperienca të reja.
Kalimi nëpër shtete, bukuritë natyrore, por, edhe njohja me arkitekturën dhe infrastrukturen e secilit vend, shton dozën e kuriozitetit, për t'u parë me sy, ato që ndoshta shpesh janë dëgjuar nga të tjerërt.
Mirëpo, padyshim, që për të udhëtuar me autobus, ekzistojnë disa rregulla që duhet ndjekur, sidomos të (mos)lejimi i barjtjes së produkteve të ndryshme, nga vendlindja, deri në qytetin ku jeton, shkruan
E, se çka lejohet dhe çka jo, për Telegrafin ka treguar Din Morina, një nga pjesëtarët e stafit të kompanisë turisitike "Shpejtimi", kompani kjo që ofron linja të rregullta ditore, nga Kosova, për në shtetet e ndryshme të Evropës.
"Rruga nga Kosova deri në Gjermani, saktësisht në Frankfurt zgjat 25-26 orë. Probleme nuk kemi, zakonisht janë disa gjëra të palejuara që udhëtarët i marrin por ne si kompani iu tregojmë çdoherë se çka lejohet me u bartë me autobus, e çka jo. Arsyeja se përse me autobus është se sheh rrugës pamje, ka komoditet që i ofron kompania jonë "Shpejtimi"", tha ndër tjera Morina.
Ndër tjera, Morina ka folur edhe për shërbimet e kompanisë dhe për faktin se çka nuk duhet bërë qytetarët e Kosovës kur shkojnë në mërgim, në mënyrë që mos të penalizohen për të udhëtuar në Evropë, lirshëm dhe në çdo kohë.
Të rejat Lexo më shumë
Deputetja australiane goditet me veturë, dërgohet me helikopter në spital
239 dronë dhe 75 llastiqe në magazinë, policia arreston 23-vjeçarin që ua shiste protestuesve
Çfarë ndodh me trurin kur ndalojmë së konsumuari alkool?