Nga Elbasani në krye të një bashkie italiane, historia e Sindi Manushit!
Sindi Manushi, 34 vjeçe, me origjinë nga Elbasani, emigroi në Itali së bashku me familjen kur ishte vetëm 9 vjeçe.
Pas përfundimit të studimeve për Drejtësi në Universitetin e Trentos në vitin 2017, ajo nisi karrierën si avokate.
Në maj të vitit 2023, kandidoi me listën qytetare “Pieve Futura” dhe fitoi zgjedhjet lokale me 1.365 vota, duke u bërë kryetare e Bashkisë Pieve di Cadore, në provincën e Bellunos, rajoni Veneto.
Ajo u bë shqiptarja e parë me origjinë shqiptare që drejton një bashki në Itali.
Gjatë rrugëtimit të saj është përballur me vështirësi emigrimi, paragjykime dhe diskriminim, por arriti të ndërtojë karrierën e saj përmes shkollimit dhe përkushtimit.
Sindi nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën shqiptare, duke shprehur krenarinë për rrënjët e saj nga Elbasani, ndërsa njëkohësisht ndihet edhe qytetare italiane.
Një histori suksesi dhe krenarie për Elbasanin dhe gjithë shqiptarët në diasporë.
Të rejat Lexo më shumë
Pesë ushqime që forcojnë imunitetin më mirë se hudhra
Ndalohen tetë shoferë për "drejtim të pakujdesshëm të automjetit", gjashtë vozisnin pa e dhënë provimin e vozitjes
Mbrojtja e Brighton-it e pathyer këtë sezon, barazon rekordin e Arsenalit