Lajme
15/10/2026 15:02
Nga e premtja rikthehet i ftohti, priten reshje shiu dhe bore në vendet malore
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit.
Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa era veriore herë pas here do të jetë më e fortë në disa pjesë të luginës.
Deri të premten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe temperatura më të ulëta. Herë pas here priten reshje lokale shiu, të cilat në disa nga malet më të larta do të shndërrohen në borë.
Era veriore do të forcohet, ndërsa në disa zona shpejtësia e saj do të kalojë 60 kilometra në orë.
Gjatë fundjavës pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare.
Të rejat Lexo më shumë
Lajme
Vazhdon riparimin e rrugëve në Miradi të Epërme
Lajme
Inspektorati i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj për mungesë të masave të sigurisë
Lajme
Prekëse! Familjarët i çojnë për të ngrënë policit në krye të detyrës, momenti kur fëmija i vogël e përqafon
Sport